Në përvjetorin e Referendumit, Halimi: Domosdoshmëri e unitetet në veprim të spektrit aktual politik
Lokale

Në përvjetorin e Referendumit, Halimi: Domosdoshmëri e unitetet në veprim të spektrit aktual politik

01.Mar.2015 17:29
0
"Në debatin publik kushtuar 23 vjetorit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992 sikur edhe në shumë raste të deritanishme u paraqitën qëndrime të ndryshme, që shpesh ishin skajshmërisht të polarizuara", thuhet në deklaratën e shkruar të kryetarit të PVD-së Riza Halimi.

Deklaratë e Riza Halimit lidhur me përvjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992

Megjithatë vazhdon të mbizotërojë qëndrimi se kemi të bëjmë me datë historike në të cilën Shqiptarët e Luginës së Preshevës për herë të parë shprehën vullnetin e tyre politik lidhur me statusin e tyre të ardhshëm politiko – juridik pikërisht në vigjilie të shkatërrimit të ish Jugosllavisë, që u përcoll me luftëra të përgjakshme.

Çështja tjetër që me këtë rast u theksua ishte uniteti në veprim që në ato momente historike e arritën dy subjektet politike, PVD dhe PDSH edhe përskaj divergjencave dhe mosmarrëveshjeve të përditshme, që vazhdojnë të ekzistojnë edhe aktualisht në spektrin politik të Luginës së Preshevës, që tanimë është skajshmërisht i parcializuar.

Gjithsesi, në këtë kontekst nuk duhet harruar dhe funksionin dhe rolin e pakontestueshëm të Këshillit Koordinues të partive politike shqiptare në ish Jugosllavi të kryesuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Edhe gjatë këtij debati, sikur edhe në kohën kur përgaditej deklarimi i popullatës me referendum u paraqitën mendime sporadike të afërta me qëndrimet zyrtare në Serbi, se Referendumi por edhe shënimi i përvjetorit të tij e provokon dhe tensionon situatën politike dhe ndikon në përçarje ndëretnike në Luginë të Preshevës, sikur që kishte edhe mendime se Referendumi është devalvuar për shkak të mosrealizimit të tij, ku posaçërisht potencohej mosrealizimi i pjesës së dytë të pytjes referendumiane.

Natyrisht, gjatë debatit hapësirë e rëndësishme iu kushtua vlerave aktuale të Referendumit e posaçërisht rëndësisë së tij për proceset vijuese të integrimeve evropiane, kur Serbia duhet të ndryshojë infrastrukturën ligjore e madje edhe kushtetutën e saj në drejtim të zgjidhjes së statusit të pakicave nacionale, e posaçërisht të pakicave nacionale që paraqesin shumicën në rajone të caktuara siç është rasti i Luginës së Preshevës. Në këtë drejtim ekzistojnë shembuj të trajtimit të avancuar të pakicës gjermane në Tirolin jugor në Itali dhe të pakicës suedeze në ujdhesat Oland në Finlandë, si dhe shembulli më i ri i trajtimit të pakicës serbe në Kosovë që ka arritur nivelin dukshëm më të lartë të drejtave kolektive të pakicave që janë të parapara me konventat ndërkombëtare ekzistuese.

Zgjidhja e pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës paralel me realizimin e plotë të kompetencave të pushteteve lokale dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve edhe me zgjerimin e kompetencave shtuese përmbajtësore në fushën vetadministrimit rajonal të parapara me Platformën politike të janarit 2006 do t’i plotësonte në shkallë të madhe kërkesat për autonomi politike e territoriale të paraqitura me Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, të cilat janë paraqitur në Deklaratën politike për themelimin e Kuvendit për shpalljen e Referendumit për autonomi politike e territoriale të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. 

Ndërsa në fjalinë përfundimtare të Deklaratës së Kuvendit për shpalljen e Referendumit për autonomi territoriale politike të Shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishte theksuar se “në rast të ndryshimit të kufijve në mes të njësive konstituive të federatës jugosllave, Shqiptarët e këtyre komunave përcaktohen për bashkim me Kosovën në kuadër të proceseve demokratike të zgjidhjes së krizës jugosllave”.

Është e njohur se deri më tani në shpërbërjen e Jugosllavisë u krijuan shtete të reja pa ndryshuar kufijtë e njësive konstituive të kësaj federate, parim dhe praktikë kjo që u zhvillua edhe me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Gjithashtu ishim dëshmitarë, jo të zgjidhjes demokratike të krizës jugosllave por përkundrazi të shpërbërjes së saj përmes luftërave të përgjakshme, që e detyruan bashkësinë ndërkombëtare në rastin e Kosovës të intervenojë me anë të bombardimeve të NATO - s.

Nëse i shtojmë edhe luftimet me viktima të shumta dhe pasoja të rënda në Luginë të Preshevës, si dhe diskriminimin e vazhdueshëm edhe pas rënies së regjimit të Millosheviqit, është krejtësisht e qartë se deri më tani nuk është krijuar asnjë parakusht i paraparë me dokumentet themelore në bazë të të cilave u organizua dhe u mbajt Referendumi i vitit 1992 dhe u formulua edhe pyetja e shtruar në Referendum.

Pasojat e luftës së përgjakshme që e përcollën shpërbërjen e ish Jugosllavisë dhe diskriminimi i rëndë shtetërorë e kanë degraduar skajshmërisht pozitën e Shqiptarëve në Serbi, por kurrsesi ky realitet i vrazhdë nuk e ka devalvuar rëndësinë e Referendumit. Përkundrazi vullneti i shprehur politik në këtë datë historike është më aktual se asnjëherë deri më tani, pikërisht tash kur jo vetëm Serbia por edhe i tërë Ballkani jug-perëndimorë po hyn në fazën përfundimtare të integrimit në Unionin Europian.

Në këtë drejtim është e domosdoshme që uniteti në veprim i spektrit aktual politik të jetë së paku i njejtë me unitetin që e patën PVD dhe PDSH kur u organizua Referendumi. Mirëpo niveli i statusit të ardhshëm të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës përveç shpejtësisë së integrimeve evropiane, do të varet edhe nga intenziteti i angazhimit të qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës për t’i përkrahur Shqiptarët e këtij rajoni në realizimin e aspiratave të tyre legjitime. 

Kryetari i PVD – së
Riza HALIMI
Adelina Tahiri, këngëtarja me prejardhje nga Dobrosini (Video)
Atdhe Nuhiu, preshevari me gjashtë gola në kampionat (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration