Lokale
Norça në aksion, vullnetarët pastrojnë fshatin (foto)
Banorët e Bashkësisë Lokale (BL) të Norçës i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së kryetarit të fshatit për pastrimin e këtij vendbanimi në komunën e Preshevës.
Qytetarët të po shihen në fotografi janë ata që po përkujdesen për ruajtjen e ambientit në fshatin Norçë. Kjo iniciativë është marrë nga kryetari BL Arif Ibishi, i cili ka ftuar udhëheqësit e lagjeve, ndërsa aksionit iu janë bashkuar disa banorë.
Ibishi thotë se aksioni ka qenë mjaftë pozitivë, ndërsa kjo praktikë ai premton se do të realizohet sa herë që është nevoja. Duke ndërmarrë këso lloj aksione,Ibishi thotë, se ambienti në këtë fshatë do të jetë i pastër, raporton Titulli.
Qytetarët që iu janë bashkangjitur këtij aksioni apelojnë tek bashkëvendësit që mbeturinat mos të hidhen në rrugë, pasi me këtë gjest dëmtohen vetë ata dhe shëndeti tyre.
Aksioni i njëjtë do të vazhdojë edhe këtë fundjavë, kurse organizatorët bëjnë thirrje për mobilizim edhe më të madh.
Banorët e Norçës shpresojnë se ky shembull do të ndiqet edhe nga vendbanimet tjera në komunën e Preshevës./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!