Një vizitë Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë të komunës së Bujanocit
Lokale

Një vizitë Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë të komunës së Bujanocit

10.Dec.2018 12:12
0

Një grup intelektualësh, kryesisht ish punëtorë arsimorë të Shkollës Fillore “Skënderbeu”, në Zarbicë, në vikendin e parë të dhjetorit, u gjetën në hapësirat e  kësaj vatre arsimore, që mban me krenari emrin e heroit tonë kombëtar Skënderbeu, pikërisht në 550 vjetorin e vdekjes së tij.

 U zgjodh, jo rastësisht, kjo shkollë e Zarbicës, me paralelet e ndara në Priboc, Suharrën, Novosellë e Litesh, e cila para viteve të 2001-ta kishte me qindra nxënës, kurse tani ka mbetur si një shtëpi muze, nën mbikëqyrjen e Shkollës Fillore “Migjeni”, nga Muhoci.

 Në kuadër të kësaj vizite, duke shëtitur nëpër klasat e kësaj shkollë, me pak karrige e tavolina, pastaj me ditarë shkollorë të vendosur ne dyshemetë pa ndonjë mbrojtje nga lagështia, mbushi pikëllim e hidhërim njëkohësisht ata vizitorë, të cilët me vite të tëra kishin zhvilluar misionin e tyre prej edukatori të kësaj vatre arsimore.

Shkolla Fillore “Skënderbeu” në Zarbicë, ka një histori sa të dhembshme, po aq edhe krenare, nëpër dyert e së cilës ka kaluar një armatë nxënësish, nga të cilët kemi edhe doktorë shkencash e punëtorë të arsimit, që mbajnë epitetin më të madh të veteranit të arsimit.

Nga vizita në Shkollën Fillore “Skënderbeu”, në Zarbicë, lindi iniciativa të hartohet një monografi kushtuar kësaj vatre arsimore, që pati fatin dhe kënaqësinë ta ketë emrin e heroit legjendar Skënderbeu. Kjo ide u pranua nga të gjithë të pranishmit: Hajrush Ramadani, Ismet Tafili, Ismet Shabani, Xhavit  Selmani, Faik Sahiti,  Shaip Sherifi, Abdyl Arifi, Musa Avdiu, Refik Hasani e Sevdail Hyseni, ndërsa për punët tjera  rreth përgatitjes së monografisë do të bëhen takime e mbledhje të këtij grupi në ditët në vijim.

Mysafirët nga Gjilani dhe Bujanoci e falënderuan kryetarin e Bashkësisë Lokale të Zarbicës Avni Musliu,  për mikpritje dhe solidarizim rreth kësaj iniciative, shumë të qëlluar për ta përjetësuar emrin e kësaj shkolle me emrin e një heroi me përmasa kombëtare siç është Skënderbeu ynë i madh./I.tafili?

Vizitë inkurajuese në Stamboll për nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration