Lokale
Nisë ndërtimi i ambulancës në Letovicë (video)
Fshati shqiptar me rreth 1650 banorë pas 99 ditëve të punës do të ketë ambulancës e shumë kërkuar.
Në mënyrë solemne sot në fshatin Letovicë të komunës së Bujanocit është vendosur gurthemeli për ndërtimin e kësaj shtëpie shëndeti që do t’i vie në ndihmë pacientëve të këtij vendbanimi.
Në hapjen e punimeve sot në Letovicë përveç banorëve qëndruan edhe përfaqësues të administratës lokale, të udhëhequr nga kryetari i komunës Nagip Arifi, i cili para mediave tha se me ndërtimin e ambulancës banorëve po i ofrojmë edhe shërbimin i cili i kishte munguar për shumë vite këtyre banorëve.
“Këtë që e kemi premtuar vitin e kaluar sot po bëhet realitet. Shpresojë që kjo ambulancë me ato parametra që i ka do të përfundojë në afat, ndërsa ekzekutuesi i punimeve do t’i përmbahet edhe kualitet të paraparë”, tha me këtë rast kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi.
I kënaqur me fillimin e punimeve ishte sot edhe Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim në Bujanoc, i cili mes tjerash tha se me ndërtimin e këtij objekti në aspektin e sigurimit të shërbimeve mjekësore do të realizohet ëndrra e disa mjekëve, ndërsa gjeneratave të ardhshme do t’i shërbejë duke e rritur kualitetin e shërbimit mjekësor.
Një gëzim të madh për ndërtimin e këtij objekti e shprehën edhe banorët e Letovicës, të cilët ndihmën e tyre mjekësore vazhdojnë ta marrin në ambulancën e Nesalcës, apo shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Projekti për ndërtimin e ambulancës kushtonë 7 milionë e 200 mijë dinarë (pa tvsh), ndërsa punët kryen kompania “Buja Bau”./Titulli.com/
http://youtu.be/3JZpTp_b6Wk
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!