titulli.com
Lokale

"Nis" udhëtimi i Pavarësisë nga Lugina në Vlorë

21.Oct.2012 18:10
0
Në kohën kur “shqiptarët” e organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës janë nisur me autobus 121 hanxhinj (Bujanoc 21 dhe Preshevë16) për të kryer harxhin në vendet e “shenjta Mekë e Medinë të Arabisë Saudite”. Kurse në ditët në vijim pritet që të udhëtojnë me aeroplan nga Aeroporti i Prishtinës drejt Arabisë Saudite edhe 470 hanxhinj të tjerë, në Gjilan bëhen përgatitjet për udhëtim në këmbë drejt vendit të shenjtë të shqiptarëve,drejt Vlorës. Ekrem Avdiu, Dilaver Musliu, Gani Shaqiri, Nazim Hajdini kanë lidhur besën se më 28 nëntor 2012 do ta dërgojnë Flamurin nga Gjilani për në Vlorë, aty ku para një shekulli Ismajl Qemajli kishte shpallur Shqipërinë shtet të pavarur.Tash edhe pas një shekulli, viset shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nuk janë as me Kosovë e as me Shqipëri, por vullnetin e shqiptarëve të kësaj ane, në Vlorë do ta dërgojnë katër veprimtarë edhe atë duke bartur Flamurin Kombëtar në këmbë, prej Gjilanit e deri në Vlorë. Ekrem Avdiu nga fshati Velekincë komuna e Gjilanit, Dilaver Musliu nga (Presheva), Gani Shaqiri (Bujanoc) dhe Nazim Ajdini (Medvegjë) ,të cilët i kanë përfunduar të gjitha përgatitjet dhe vetëm presin ditën për t’u nisur për në Vlorë. Kjo rrugë do të jetë në këtë relacion: Gjilan-Ferizaj .................................33,047 km. Ferizaj-Therandë.............................39,474 km. Therandë-Prizren............................18,289 km. Prizren-Kukës.................................36,485 km. Kukës-Thirre...................................21,434 km. Thirre-Mashtërko............................23,637 km. Mashtërkor-Ndërfushë....................18,652 km. Ndërfushë-Fangë.............................14,90 km. Fangë-Thumanë...............................26,771 km. Thumanë-Vorë.................................20,148 km. Vorë-Durrës.....................................19,829 km. Durrës-Gose.....................................29.40 km. Gose-Lushnjë...................................20,216 km. Lushnjë-Fier....................................25,253 km. Fier-Skrofotin..................................25,039 km. Skrofotin-Nartë................................7,695 km. Nartë-Vlorë......................................4,385 km. Ky është itinerari që do ta kalojnë këmbë katër bartësit e Flamurit të 100-vjetorit të Pavarësisë, me shqiponjën e zezë në sfondin e kuq, me mbishkrimin ‘’Gjilan – Vlore 2012’’. Siç thotë nismëtari, Ekram Avdiu, një gjë dihet: me 28 nëntor ky flamur do te valojë në Vlorë dhe hapësira e tij s’do të munde ta ndalë askush. Ai thotë se e kanë paraparë që me 10 nëntor, nga Zyra e Kryetarit të Gjilanit, të nisen në këmbë në udhëtimin që do të zgjasë 18 ditë dhe gjatë të cilit në këmbë mesatarisht do të kalohen 25 deri 30 kilometra. ‘’Në Vlorë, në 100-vjetorin e pavarësisë do të bartin vullnetin e shqiptarëve të Kosovës Lindore, do te bartim amanetin e gjithë shqiptarëve të rënë në luftërat çlirimtare për liri e do të barin falënderimet që i dërgohen shtetit shqiptar’’, thotë Ekrem Avdiu, sipas të cilit mesazhi ka simbolikën e vet, ngase në këtë bashkë-udhëtim do të jenë tre persona nga Kosova Lindore, nga Presheva, Medvegja e Bujanoci, që janë dëshmi se një pjesë e trungut tonë gjendet akoma nën okupimin e Serbisë. ‘’Para se të nisemi i kemi dhënë besën njëri-tjetrit se Flamuri që e bartim patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe atë asgjë s`do të mundet me ndal, as vdekja e ndonjërit nga ne’’, ka thënë Ekrem Avdiu , duke shtuar se në këtë bashkë-udhëtim asnjëri prej tyre nuk përfaqësojnë ndonjë subjekt politik e shoqatë, por janë qytetarë të lirë. Dilaver Musliu, gjatë rrugëtimit do t’i mbushë 66-vjet dhe ndonëse edhe në këtë moshë ,ai thotë se ka vullnet, është i fortë dhe se veç vdekja a paraliza do të mundet ta ndalin në misionin e tij. ‘’Telashet e tjera për mua janë minore’’, thotë Dilaveri, që ka disa ditë që ka nisur të ushtroj e të përgatitet e beson se rrugëtimi do t’i kalit edhe më shumë. ‘’Flamuri do të niset me 10 nëntor dhe me 28 nëntor do të mbërrijë në Vlorë, qoftë edhe vetëm njëri nga ne të mbetet gjallë ’’, thotë Dilaver Musliu. Sipas Ekrem Avdiut, dikush edhe mund t’u bashkëngjitet gjatë udhëtimit të tyre, por ata do të jenë vetëm bashkudhëtarë, ngase siç thotë ai, pa hiq ndonjë donacioni të vogël, ata do të nisen me paratë e tyre edhe pse mjetet u janë shumë të nevojshme dhe kanë falënderuar të gjithë ata që u kanë ndihmuar me rekuizita apo në forma të tjera. Edhe pse nuk e dinë se kujt do t’ia dorëzojnë flamurin që do të bartin, kryetarit të Vlorës, kryetarit të Shqipërisë apo edhe kryeministrit, këta bashkë-udhëtar e dinë se q`farë do t’i thonë atij që do të pranojë flamurin, duke uruar për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, do ta sensibilizojnë opinionin se një pjesë e Kosovës Lindore ka mbetur jashtë trungut shqiptar dhe se edhe kjo pjesë e do lirinë dhe bashkimin./I.Bajrami/Titulli.com/
Arsim Halili promovon librin “Mëkatar mos eja”
“Shqipëria e vjetër verilindore e Nishit dhe Toplicës”, promovohet në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration