Ngecin punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan-Konqul
Autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë që ka nisur të ndërtohet 4 vjet më parë, nuk është as për së afërmi drejt përfundimit. Madje të rralla janë rastet kur takon punëtorë. Në Ministrinë e Infrastrukturës thonë se punimet kanë ngecur për shkak të disa problemeve.
Kishte filluar para më shumë se 4 vjetësh. Por autostrada Prishtinë ?Gjilan ? Dheu I Bardhë është shumë larg përfundimit. Ndonëse në fshatin Banullë të Lipjanit aty ku fillon edhe kyçja në këtë autostradë, është asfaltuar një pjesë, punimet në pjesë tjera kanë ngecur. Madje të rralla janë rastet kur takosh punëtorë. Hiç më mirë nuk është situata as në fshatin Sllovi nga kalon edhe kjo arterie. Punimet aty zhvillohen me një intensitet shumë të ngadaltë.
Punimet kanë ngecur për shkak të disa problemeve, thotë edhe zv/ministri Infrastrukturës Hysen Durmishi.
“Prishtine-Gjilan-Dheu i bardhe autostrada me shumë probleme me probleme të natyrave të ndryshme, mungesa e buxhetit e shumë të tjera kanë shkaktuar telashe mjaft të mëdha gjatë vitit të kaluar ne në buxhet kemi pasur vetëm 2.2 milion euro për shpronësime për gjithë territorin e Kosovës për të gjitha projektet”, tha ai.
Por Durmishi thotë shpronësimi i të gjitha pronave e ka rritur vlerën e buxhetit. “Në fund të vitit kemi arritur të shpronësojmë prona në vlerë prej 23 milionë euro sivjet i kemi 57 milionë euro vetëm për shpronësime dhe pjesën më të madhe ne autostradën e Gjilanit i kemi zgjidhur me shpronësime , sivjet presim që të kemi një dinamikë shumë më të madhe me zhvillimin e punimeve në mënyrë që ta përfundojmë sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha ai për RTK.
Ndërkohë, për përfundimin e segmentit 22 kilomtërsh Banullë-Bresalcë ishin ndarë mbi 80 milionë euro, porse as pas tre vjetësh një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Sidoqoftë, kjo autostradë ka një gjatësi 47.1 kilometra, e cila përbëhet prej shtatë segmenteve, e që po ashtu do të lidhë do të lidhë korridorin 6, 7 dhe 10.