Nënshkruhen 97 kontrata për bizneset e vogla me vlerë prej 10 milionë dinarë
Lokale

Nënshkruhen 97 kontrata për bizneset e vogla me vlerë prej 10 milionë dinarë

09.Oct.2019 14:13
0

Sot komuna e Bujanocit ka nënshkruar 97 kontrata me bizneset e vogla nga komuna e Bujanocit. Sipas kryetarit të komunës, Shqip Kamberi nëpërmjet një postimi në facebook shkruan se janë ndarë gjithsej 10 milionë dinarë.

Në postimin e Kamberit ndër të tjera shkruhet se përgjatë tre viteve komuna ka subvencionuar rreth 250 ndërmarrje të vogla me vlerë prej 30 milionë dinarë. “U nënshkruan 97 kontrata me bizneset e vogla nga territori i Komunës së Bujanocit. Ketë vit, kemi parapa 10 milionë dinarë për përkrahje të 97 bizneseve nga Bujanoci, ndërsa për tre vjet kemi subvencionuar rreth 250 biznese të vogla në total prej 30 milionë dinarëve. Shifra këto shumë të kënaqshme krahasuar me vitet paraprake të subvencionimit të biznesit lokal. Edhe më tej mbetem i përkushtuar se ndërmarrësit duhen të përkrahen, sikur që pata premtuar se do të mbështes çdo iniciativë të mirëfillt për vetëzhvillim” – shkruan në facebook Kamberi.

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration