Në Serbi përkeqësohet gjendja me COVID-19, një i vdekur dhe 48 të infektuar
Lokale

Në Serbi përkeqësohet gjendja me COVID-19, një i vdekur dhe 48 të infektuar

28.May.2020 07:56
0

Në Serbi edhe një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në këtë periudhë janë regjistruar edhe 48 të sëmurë, që do të thotë deri sot në këtë vend me virusin janë infektuar 11.275 persona.

Prej dje, janë testuar 5.714 persona, ndërsa me koronavirus pozitiv janë 48 prej tyre, transmeton AA.

Në spital janë shtruar 622 pacientë, ndërsa në respiratorë janë dhjetë prej tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit ka vdekur edhe një person, me çka numri i të vdekurve në vend është rritur në 240.

Deri tani janë shëruar 6.277 persona, ndërsa janë testuar gjithsej 229.485 qytetarë.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration