Në Serbi nis vaksinimi i përfaqësuesve të bizneseve të Ballkanit, ka edhe shqiptarë(video)
Lokale

Në Serbi nis vaksinimi i përfaqësuesve të bizneseve të Ballkanit, ka edhe shqiptarë(video)

27.Mar.2021 19:05
0

Në Serbi ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit i punëtorëve të sektorit të biznesit në shtetet e Ballkanit.

Rreth 8.000 punëtorë nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, janë paraqitur në Serbi për t’u vaksinuar kundër koronavirusit gjatë kësaj fundjave. 

Vaksinimi po bëhet nën organizimin e Odës Ekonomike të Serbisë, e cila në bashkëpunim me Qeverinë serbe, ka siguruar 10.000 doza të vaksinës së AstraZenecas.

Më herët gjatë javës, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës kanë refuzuar që të shkojnë në Beograd për t’u vaksinuar, duke u thirrur në “arsye parimore”. Por, nga Oda Ekonomike Serbe kanë deklaruar se disa biznesmenë nga Kosova janë paraqitur direkt tek ata për vaksinim.

 

Agroni, një punëtor i Aeroportit të Tiranës, pas vaksinimit në Beograd, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo ishte një mundësi e mirë që ai të imunizohej kundër sëmundjes COVID-19.

"Mendoj që organizimi ishte i mirë, çdo gjë ishte në rregull”, tha ai.

Serbia po prin në rajon me numrin e vaksinave të siguruara kundër koronavirusit.

Në anën tjetër, Kosova është vendi i vetëm në Evropë që deri më tani nuk ka siguruar asnjë dozë të vaksinës kundër koronavirusit.

Zyrtarët e qeverisë paraprake kanë thënë se në muajin mars do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave të AstraZenecas, që janë në kuadër të 100.800 dozave që Kosova do t’i marrë falas nga programi COVAX, i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ushqimet me vitaminë K, për trurin, gjakun dhe kockat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration