Në Serbi dozat e para të vaksinës ruse "Sputnik V" do të prodhohen për 15-20 ditë
Ministri pa portofol i ngarkuar për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Nenad Popoviç tha se Serbia mund të ketë vaksinat e para Sputnik V kundër COVID-19 brenda 15 deri në 20 ditë, të cilat do të prodhohen në Institutin “Torlak”.
"Në dhjetë apo 15 ditët e ardhshme, substanca do të niset nga Rusia në një temperaturë prej 2 deri në 8 gradë dhe 'Torlak' do të duhet ta përdorë atë substancë brenda 10 deri në 15 ditë dhe pastaj përafërsisht do të fitojmë vaksinat e para. Bëhet fjalë për rreth 100 mijë vaksina", tha ai për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS).
Instituti kombëtar rus për epidemiologji dhe mikrobiologji "Gamaleja" konfirmoi cilësinë e vaksinës së prodhuar në Institutin "Torlak" dhe miratoi që instituti të prodhojë vaksinën Sputnik V.