Në Serbi 69 raste të reja infektimi me COVID-19
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69 persona të tjerë me koronavirusin e ri (COVID-19), që do të thotë se numri i përgjithshëm është rritur në 11.523 persona deri më tani.
Që nga dita e djeshme, nuk janë regjistruar vdekje, kështu që numri i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në vend është ende 245, transmeton Titulli.com.
Në 24 orët e fundit janë testuar 5,110 persona, nga të cilët 69 u konfirmuan me koronavirus.
Në spital janë shtrirë 466 pacientë. Në respiratorë prej tyre janë 12, që është një rritje e butë në raport me ditët e kaluara.
Deri tani janë shëruar 6.852 persona, ndërsa janë testuar 257.242 qytetarë.