Në parkun e Tërnocit dëmtohen kabllot elektrike, rasti të hetohet
Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit janë dëmtuar kabllot e sistemit të ndryçimit në parkun i cili po ndërtohet në këtë fshat.
“Vandalizëm i paparë deri më tani është shënuar në orët e mbrëmjes së kaluar në punimet që po zhvillohen në parkun e Tërnocit.I gjithë instalimi i rrymës i cili do të shfrytëzohej për ndriçimin e këtij parku është prerë dhe shkatërruar”, thuhet në njoftimi komunës së Bujanocit.
Gjithashtu përmes këtij thuhet se kujt po i pengon parku i Tërnocit, mbetet të shihet kur organet kompetente të kryejnë hetimet e tyre.
Ky park në Tërnoc po financohet nga komuna e Bujanocit dhe nga banorët është vlerësuar projekt i nevojshëm./Titulli.com/