Në “Listën e zezë” të ministrisë, biznese edhe nga Bujanoci për ilegalitet
Ministria e Punës së Serbisë përmes ueb-faqes së saj ka publikuar në "listën e zezë" emrat e 21 kompanive, ku punëtorët janë kapur në " të zezë" apo inspektorët kanë gjetur shumë parregullsi.
Këtë listë rekord e kanë thyer kompanitë nga Subotica, Sombori, Zrenjanin, Novi Sad, Smedereva, Beogradi, Shabac, Vraja, Nishi, Bori, Tutin dhe Bujanoci të cilët nuk kanë raportuar të punësuarit ose janë gjetur aty parregullsi në biznes.
Në bazë të njoftimit të ministrisë është sjellë vendimi për kundërvajtje, paraburgim, janë urdhëruar regjistrimin e punëtorëve dhe një numër i madh i kompanive i është ndaluar puna e mëtejshme deri sa ato të bëjnë regjistrimin në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit./Titulli.com/