Në Këshillin komunal refuzohen ankesat e dy ndërmarrjeve për subvencione
Dje në seancën e 24-të të Këshillit komunal ndër të tjera u diskutuan edhe ankesat për sa i përket ndarjes së mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në komunën e Bujanocit për vitin 2019, shkruan Titulli.com.
Ishin pika e 9 dhe 10. Ankesa që ishin drejtuar komunës për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale si agjensionit për shërbime kontabiliteti “Sladja” nga Bujanoci dhe puntorisë së pavarur “Dani”, por anëtarët e këshillit komunal nuk aprovuan ankesat duke thënë se ndërmarrjet nuk kanë arritur kushtet që kanë qenë prej 55 pikëve.
Rahim Salihu, antarë nga komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale tha se për shkak se kompanitë në fjalë nuk kanë marrë pikët e nevojshme nuk mund të marrin subvencione, raporton Titulli.com.
“Duhet të kemi parasysh faktin që vendimin të cilin e ka sjell komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë në komunën e Bujanocit është në përputhshmëri me mjetet e parapara për subvencionimin e ndërmarrësisë. Në bazë të mjeteve dhe projekt dokumentacionin e arritur janë financuar 99 ndërmarrje, respektivisht të subvencionohen ndërmarrjet të cilat kanë arritur të keni deri në 55 pikë. Dy ndërmarrjet të cilat janë ankuar edhe pse i kanë plotësuar të gjitha kushtet formale nga kriteriumet e parapara janë vlerësuar, agjensioni për shërbime kontabiliteti “Sladja”me 53 pikë ndërsa “Dani” me 50 pikë. Atëherë në mungesë të mjeteve i propozojë Këshillit Komunal që të dy ankesat mos të aprovohen”, tha Salihu.
Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më pas ku këshilltarët komunal kanë hedhur poshtë ankesat apo e thënë ndryshe dy kompanitë nuk do të mund të subvencionohen nga komuna e Bujanocit./Titulli.com/