Në Bujanoc arrestohet i dyshuari për dhunë në familje
Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë arrestuar të dyshuarin me iniciale H.A i lindur më (1970), nën dyshimin se ka kryer dhunë në familje, përcjellë Titulli.com
Sipas njoftimit zyrtarë nga drejtoria e policisë në Vrajë, dyshohet se në shtëpinë e tij në Bujanoc pas një zënke bisede ai i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij 48 vjeçare me një pplakët betoni, transmeton Titulli.com.
Njoftimi i policisë sqaron gjithashtu se me urdhër të zëvendës Prokurorit të Prokurorisë Themelore Publike në Vrajë, i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe më pas është paraqitur në Prokurori në bazë të kallëzimit penal.
Gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Bujanoc i ka shqiptuar të dyshuarit paraburgim deri në 30 ditë./Titulli.com/