Ndihmoni ndërtimin e shtëpisë për familjen Abdullahu nga Konçuli
Lokale

Ndihmoni ndërtimin e shtëpisë për familjen Abdullahu nga Konçuli

25.Sep.2014 15:08
0

 

Kushtet e rënda për jetesë kanë shtyrë Bashkësinë Lokale të fshatit Konçul që të marrin iniciativën për ndërtimin e një shtëpie ish luftëtarit të UÇPMB-së Hasan Abdullahut me familje.

Banorët e këtij fshati të komunës së Bujanocit, që kufizohet me Kosovën, janë ngritur në këmbë që t’i ndërtojnë një shtëpi familjes Abdullahu, para stinës së dimrit.

Kjo familje shqiptare jeton në kushte shumë të vështira, në një  shtëpi me dy dhoma e banjo në periferi të fshatit Konçul.

Kryetari i Bashkësisë Lokale Zulqefli Sherifi gjatë prononcimit për portalin informativ Titulli ka bërë apel që përveç gatishmërisë së vendasve edhe bashkëqytetarët e diaspora të ndihmojnë që të përfundohet sa më parë ky aksion.

“Bashkësia Lokale e fshatit Konçul kanë marrë aksion për ndërtimin e një shtëpie familjes Abdullahu e cila momentalisht jeton në një shtëpi që nuk i plotëson as kushtet elementare për banim. Kjo familje rrezikohet pasi që gjatë stinës së dimrit mund t’i shembet edhe kulmi i shtëpisë”, është shprehur kryetari i këtij fshati Zulqefli Sherifi.

Aksioni në fjalë pritet të ndihmohet edhe nga kompani të ndryshme vendase, disa duke shembur dhe bartur materialet inerte nga shtëpia e vjetër e disa me transportim të materialit ndërtues.

Gjithashtu, Bashkësia Lokale për këtë aksion ka formuar komision përkatës për mbikëqyrjen e projektit si dhe koordinimin e punimeve.

Duhet theksuar se kryefamiljari Hasan Abdullahu ishte pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc./Titulli.com/

"Shpallja e zgjedhjeve për KKSH, riaktualizon përçarjen e spektrit politik në Luginë"
Medvegja dhe Kamenica diskutojnë hapjen e pikëkalimit në "Kapi" (audio)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration