Ndërroi jetë veprimtari Rahim Fazliu, varrimi u bë në Bujanoc
Sot në orët e hershme të mëngjesit pas një ataku kardial ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare njëherit vetarani i arsimit Rrahim (Xhevat) Fazliu.
Rahim Fazliu ka lindur me 24 Gusht 1944 në fshatin Raincë të komunës së Preshevës, shkollën fillore e përfundoji në fshatin e tij, të mesmën në Preshevë dhe studimet i vazhdoji në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Matematikës.
Pas përfundimit të studimeve fillimisht ka punuar si Profesor i matematikës në komunën e Fushë Kosovë, pastaj si Profesor në gjinmazin e Preshevës, mësues në shkollën fillore në fshatin Raincë, Sekretar i shkollës fillore në Bujanoc dhe së fundmi ishte mësues po i kësaj shkolle.
Ishte i përndjekur dhe i burgosur politikë në vitet e 1990, aktivist dhe veprimtar i çështjes kombëtare dhe ishte sekretar i nëndegës së Partis për Veprim Demokratik në komunën e Bujanocit.
Varrimi i të ndjerit u bë sot me 22 nëntor 2020 pas namazit të ikindisë në varrezat e Bujanocit.