Nderohet Shaip Mustafë Presheva
Lokale

Nderohet Shaip Mustafë Presheva

22.Jun.2012 23:14
0
Doli në dritë vepra e parë shqipe respektivisht monografia kushtuar veprimtarit të madh, patriotit të rrallë nga Presheva ‘Shaip Mustafë-Presheva në dokumentet arkivale e autorit Hasan Emërllahu.  Gjithashtu është mbajtur akademi përkujtimore u mbajt sot në Shtëpinë e Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë, njofton tvp. Dita e sotme koinçidon me lindjen e 100 vjetorit të Shaip Mustafës i cili rrjedh nga një familje bujare nga fshati Bukuroc. Ai ishte diplomuar në fakultetin e drejtësisë në Beograd në vitin 1939 kurse në vitin 1935 ishte anëtar i Shoqatës ilegale Besa. Evenimenti filloi me antonimin e himnit kombëtar nga okteti preshevar ndërsa më pas me një minutë heshtje të pranishmit e nderuan jetën dhe veprën e të ndjerit Shaip Mustafë Presheva. Hapjen e këtij promovimi e bëri Kryetari i Kuvendit të Komunë së Preshevës Ramiz Latifi i cili i përshëndeti të pranishmit e familjarët e tij. Kryetari i Kuvendit tha se veprimtari Shaip Mustafa tërë jetën ia kushtoi kauzës së kombit tonë. Ndërkaq Abdurrahaman Zylfiu, historian elaboroi tërë biografin e veprimtarit të shquar Shaip Mustafa që nga rinia e deri në vdekje. Zoti Zylfiu theksoi se dita e sotme është një ngjarje historike e kombit tonë. Më pas për mes video projektorit ishte përgatitur deklamimi me titull ‘Ç’ju thonë ata sy ‘. Në anën tjetër Rexhep Bunjaku nga Kaçaniku i përshëndeti të pranishmit e në veçanti familjen e veprimtarit të bijën Teuta e cila ishte pjesëmarrëse nw promovin e librit kushtuar të atit të saj. Ai në hollësi foli për flijimet e tij në burgjet e Nishit, madje tha se Shaip Mustafë Presheva ishte viktime e ideologjisë komuniste. Në kuadër të këtij promovimi u prezantua edhe deklamimi i dytë për Shaip Mustafën e që më pas foli magjistër Qerim Lita, zëvendësdrejtor i Arkivit në Maqedoni. Zoti Lita ishte bashkëpunëtor i autorit të librit Hasan Emërllahu që dha një kontribut të çmueshëm për nxjerrjen në dritë të këtij libri dy vëllimesh. Jonuz Fetahaj redaktori i librit shprehet se e kam të vështir të flas kur Presheva sot po shënon njëqind vjetorin e atdhetarit Shaip Mustafa. Ndërkaq e emocionuar para shumë familjarëve, miqve e dashamirëve të librit foli e bija e Shaip Mustafës e cila jeton në Shkup Teuta Krashnica Çuçkova. Ai i falënderoi të gjithë që ndihmuan nxjerrjen e këtij libri në dritë e në veçanti autorin e librit. Autori i librit Hasan Emërllahu nga Rahovica e Preshevës tha se jam i privilegjuar që mu mundësoi Perëndia të zbardhi një vepër njeriut, detarit i cili luftoi për kauzën tonë shqiptare. Autori i librit nuk la pa falënderuar edhe Arkivin e Kosovës, Qerim LItën dhe Rexhep Bunjakun që i krijuan rrugë dhe bashkëpunim për daljen e kësaj vepre mjaft të çmuar. Në fund drejtori i Shtëpisë së Kulturës Naser Nuredini kishte përgatitur një koktej rasti në shenjë nderimi dhe respekti./Titulli.com/    
Halimi: Zgjedhjet lokale në Medvegjë, shfrytëzone të drejtën e votës
Nuk kemi para, por harxhojmë 9 milion euro për dasma !
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration