Lokale
Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion shqiptarëve për heqjen e lapidarit
Në prononcimin e tij të fundit kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar presionin e ndërkombëtareve ndaj shqiptarëve të Luginës për heqjen e lapidarit
Këto deklarata Daçiq i ka bërë për agjencinë e lajmeve Beta duke shtuar se “duhet të vendosen rrjedha normale, që donë të thotë respektim të ligjit”.
“Presim që bashkësia ndërkombëtare të bëjë presion tek shqiptarët e Luginës që të heqin vetë lapidarin dhe jam i bindur se kështu edhe do të ndodhë, nëse dëshirohet zgjidhje paqësore e problemeve”, ka thënë Daçiq.
Ai ka shpjeguar se Serbia është duke u përpjekur që me reagime të jetë parimore dhe e rreptë, por në anën tjetër të mos futet, siç tha kryeministri “në kurthin e provokimeve që po bëhen që Serbia me aksione të caktuara të dënohet për përdorim të tejkaluar të forcës”./Titulli.com/
_______________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!