Lokale
Liderët e Luginës sot në takim urgjent
Kryetarët e komunave, kuvendeve dhe liderët e partive politike shqiptare që veprojnë në Luginë, sot në orën 16h do të takohen për të shqyrtuar situatën e krijuar pas vendosjes së pllakës përkujtimore në Preshevë.
Sipas burimeve të Titullit bëhet fjalë për një takim që do të zhvillohet në Preshevë, në sallën e konferencave, ku përveç shqyrtimit të situatës politike dhe të sigurisë do të bisedohet edhe për caktimin e një date për mbajtjen e një seance të përbashkët të këshilltarëve të tre Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Që nga vendosja e pllakës përkujtimore para godinës së administratës komunale në Preshevë ka pasur reagime të Beogradit, ndërsa kryeministri Ivica Daçiq ka kërkuar heqjen e kësaj pllake duke dhënë si datë të fundit 17 janarin.
Në mbështetje të shqiptarëve të Luginës për të mos hequr pllakën, përveç vendasve, kanë dalur edhe zyrtarë nga Kosova, ndërsa, së fundmi nga Shqipëria mos heqjen e pllakës përkujtimore me 27 emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së e ka përkrahur edhe kryeministri Sali Berisha./Titulli.com/
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!