Ndalohet trafikanti i refugjatëve nga komuna e Bujanocit
Policët në Vranjë arrestuan M. M. (1962) nga rrethina e Bujanocit, për shkak të dyshimit se ai kreu vepër penale të kalimit ilegal të kufirit dhe kontrabandës me njerëz dhe raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Titulli.com.
Policia në autostradën në afërsi të fshatit Ranutovac ndaloi veturën "wolksvagen sharan" të drejtuar nga M.M dhe në të cilën ishin 18 emigrantë pa dokumente personale që i dyshuari u përpoq të transportojë në Beograd.
Sipas njoftimit të policisë makina kishte targa të cilat nuk i përkisnin atij automjeti.
I dyshuari do të ndjekt penalisht me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vrajë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë./Titulli.com/