Ndahen subvencione 40 milion dinarë e trupit Koordinues për biznese në Luginë të Preshevës
Në objektin e fakultetit ekonomikë në mënyrë solemne janë ndarë 40 milion dinarë subvencione nga Trupit koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Të pranishëm gjatë nënshkrimitë të kontratave ishin kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, zëvendëskryetari komunës së Preshevës, Armend Aliu dhe kryetari i Trupit Koordines , Zoran Stankoviq.
Stankoviq tha se në fillim nga ky investim od të punësohen 30 persona ndërsa sipas tij janë siguruar edhe mjete për vitin e ardhshëm.
Nga këto mjete 19.1 milionë kanë përfituar 7 ndërmarrje nga Bujanoci, 17.9 milion dinarë 8 ndërmarrje nga Presheva dhe 1 ndërmarrje nga Medvegja me 3 milion dinarë subvencione./Titulli.com/