Nasim Rexhepi emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të administratës komunale të Bujanocit
Në mbledhjen e tretë të Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi dhe aprovimi i dorëheqjes së kryeshefit të deritanishëm Fadil Haliti dhe emërimi i kryeshefit të ri të admnistratës komunale.
Anëtarët e Këshillit Komunal njëzëri votuan për emërimin e Nasim Rexhepit për ushtrues detyre të kryeshefit të admnistratës deri në shpalljen e konkursit.
Nasim Rexhepi është magjistër i juridikut dhe punonjës shumë vjeçar në admnistratën komunale.
Ndërkaq, kryeshefi i deritanishëm Fadil Haliti ditë më parë kërkoi dorëheqjen e tij nga ky post për arsye personale.