Në Preshevë përfundon punimet Konferenca Shkencore (Foto)
Lokale

Në Preshevë përfundon punimet Konferenca Shkencore (Foto)

14.Dec.2014 22:50
0
Në sallën e Kuvendit Komunal të Preshevës për dy ditë radhazi u mbajt Konferenca Shkencore "Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore".

Në këtë konferencë të organizuar nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) me seli në Preshevë, morën pjesë profesorë të njohur të historisë shqiptare nga trojet shqipfolëse, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. 

Për okupimin bullgar në Komunë të Preshevës gjatë Luftës së Dytë Botërore, elaboroi Mr.sc. Ilir Zylfiu, ndërsa Dr. Skender Asani rreth zhvillimeve politike-ushtarake në Luginë të Preshevës shtator-tetor 1944, raporton Titulli. 

Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së doli me kumtesën “Filozofia pragmatiste-praktike dhe vizioni i jetës dhe veprimtarisë së Abdullah Krashnicës, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”. 

Prof.dr. Mustafa Ibrahimi, Ma.sc.Driton Tiku, Mr.Xhahit Ramadani, Dr.Rovena Vata, Zeqirja Fazliu-Ismet Bajrami, Sali Salihu, Shkëlzen Limani dhe shumë pjesëmarrës të tjerë, në këtë Konferencë Shkencore shpalosën kumtesat e tyre rreth historisë shqiptare në Ballkan e me theks të veçantë në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. 

Konferenca “Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore”, e cila u mbajt për dy ditë (12-13 dhjetor) nga organizatorët dhe pjesëmarrësit u vlerësuar e suksesshme. /Titulli.com/

Lugina me zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës?
Rama : Progresi i Serbisë në OSBE do të vëzhgohet përmes Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration