Lugina me zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës?
Lokale

Lugina me zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës?

14.Dec.2014 18:08
0

Shqiptarët e Luginës do të kenë përfaqësuesin e tyre në Qeverinë e re të Kosovës.

“Kosova Lindore do të jetë e  përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës me një zëvendësministër. Ky vend është siguruar më herët në marrëveshjen e koalicionit mes PDK-së dhe “Vatrës”, ku vet Hashim Thaçi na ka premtuar se do të kemi përfaqësuesin tonë në nivelin qeveritar”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Lëvizja “Vatra”, transmeton portali informativ Titulli. 

“Ne Lëvizja “Vatra” me seli në Gjilan jemi të bindur se do ta kemi përfaqësuesin tonë në Qeverinë e Kosovës duke ju referuar një marrëveshje të koalicionit të mëhershëm në mes të PDK -së dhe “Vatrës. Ne maj të viti 2014 kem lidhur koalicion për zgjedhjet qendrore me PDK, ku si rezultat i kësaj marrëveshje ne do të duhej të përfaqësohemi në qeverisje me një zëvendësministër”, thuhet në kumtesën e lëshuar sot.

Kjo Lëvizje, që rreth vetes grumbullon shqiptarët e shpërngulur nga Lugina që jetojnë në Kosovë, thekson se është në bisedime të vazhdueshme për të realizuare marrëveshjen e koalicionit PDK-VATRA.

Palët janë dakorduar me kryetarin e PDK-së Hashim Thaçin që “Vatra” të përfaqësohet në nivel zëvendësministri në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës. /Titulli.com/

Preshevari nokauton serbin në raundin e parë, ia theu hundën (Foto & Video)
Në Preshevë përfundon punimet Konferenca Shkencore (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration