Mustafi: Kosova pas vendimit për targat të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e Luginës
Lokale

Mustafi: Kosova pas vendimit për targat të kërkojë reciprocitet për shqiptarët e Luginës

21.Sep.2021 07:36
0

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës ka folur për vendimin e sotëm të institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë.

Mustafi thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Luginës së Preshevës.

“Duke qene pengje të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit ky vendim do të godet drejtpërdrejtë edhe banorët e Luginës së Preshevës. Këta banorë historikisht dhe tradicionalisht janë të lidhur me Kosovën”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet.

“Ne presim që Qeveria e Kosovës të shkojë edhe më tutje dhe të kërkoj reciprocitet edhe në të drejta, ku shqiptarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë”, ka thënë Mustafi.

Mustafi thotë se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog.

Shqiptarët e Luginës me ndjenja të përziera rreth vendimit për targat (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration