Mustafa thotë se në Luginën e Preshevës s’ka asnjë shqiptar të prekur nga COVID -19?
Lokale

Mustafa thotë se në Luginën e Preshevës s’ka asnjë shqiptar të prekur nga COVID -19?

08.Apr.2020 08:30
0

Ragmi Mustafa, kreu i Partisë Demokratike Shqiptare në Luginën e Preshevës, në një intervistë me skype me Ora News, tregoi se në Luginë fatmirësisht nuk ka asnjë shqiptar të prekur nga koronavirusi.

“Është fat dhe falë Zotit nuk ka të prekur akoma ndonjë qytetar”, thotë ai, dhe, duke vënë në dukje mungesën e shërbimit shëndetësor, shton se në këto kushte kujdesi është më i madh i qytetarëve për vetëkarantinim.

Ai pati kritika ndaj pushtetit vendor pasi, sipas tij, nuk kanë marrë asnjë masë. “Janë të paorganizuar dhe mos dhëntë zoti të ketë rast sepse do e pësonin shumë”, nënvizon Mustafa.

Gjithashtu ai shprehu dhe shqetësimin sepse të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë kthyer nga Maqedonia apo Kosova u është kërkuar të izolohen jo vetëm 14 ditë siç është rregulli por dhe 14 ditë të tjera shtesë.

Mësimi në distancë, i kënaqshëm në shkollën e mesme në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration