Mustafa: PDSH ka fituar 4 mandate, LPD 1 dhe RD 1 mandatë në Këshillin Nacional
Lokale

Mustafa: PDSH ka fituar 4 mandate, LPD 1 dhe RD 1 mandatë në Këshillin Nacional

27.Oct.2014 14:18
0
Kryetari i PDSH-së Ragmi Mustafa ka uruar qytetarët e Luginës së Preshevës për procesin e qetë zgjedhorë gjatë ditës së zgjedhjeve. Ai tha se qytetarët me këtë e kanë konfirmuar shkallën e lartë të demokracisë së tyre.

Sipas Mustafës rezultati zgjedhorë për Koalicionin e Shqiptarëve të Bashkuar ka qenë i pritshëm, pasi kemi qenë në kontakt me elektoratin për 1 muaj sepse kemi marrë pjesë për herë të parë në këto zgjedhje.

Mustafa thotë se Koalicioni Shqiptarëve të Bashkuar ka marrë 6 vende në Këshillin Nacional, kurse partneri tjetër i koalicionit lista PD-BDL 3 mandate dhe së bashku e kanë shumicën. 

Ai ka vënë në pah edhe problemet që kanë qenë në listën e veçantë të votuesve pasi që edhe pse janë bërë kërkesat në shërbimin për azhurimin e listave zgjedhore mbi 1 mijë votues nuk kanë mundur të votojnë për shkak se nuk kanë qenë në listë.

Mustafa ka bërë të ditur se do të shohin se ku ka qenë problem për këtë azhurim, në ministrinë e pushtetit lokal apo në administratën komunale në Preshevë.  

Ai ka shtuar se Koalicioni Shqiptarëve të Bashkuar dhe lista e Dr. Nagip Arifit pas konsultave mbrëmë vonë kanë dorëzuar ankesë pranë komisionit republikanë zgjedhor sa i përket vendvotimeve në Medvegjë. 

Sipas Musafës në bazë të listës së kandidatëve për Këshill Nacional nga Koalicioni Shqiptarëve të Bashkuar PDSH-LPD-RD, PDSH ka fituar 4 mandate, LPD 1 dhe RD 1 mandatë./Titulli.com/

 

 

Masakrimi i votës elektorale
PD: Do të punojnë për interesa të shqiptarëve (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration