Mustafa nga Berlini: Zëri i qytetarëve të Luginës do të dëgjohet edhe në kryeqendrën e Evropës
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë Ardita Sinani kanë zhvilluar takime me diplomatë dhe ministra në Berlin të Gjermanisë.
Kryetari KKSH-së në intervistë dhënë Titulli.com deklaroi se në Berlin do të kenë takime të rëndësishme të nivelit më të lartë shtetërorë të Gjermanisë, duke filluar nga Ministria për Zhvillim ekonomik në Berlin dhe pastaj diplomatë të tjerë të cilët janë të angazhuar me çështjet e Luginës së Preshevës. Sipas Mustafës kryefjala në këto takime
“Tashmë kemi të aranzhuar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe Ministrinë federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Gjermanisë në Berlin. Gjithashtu, janë të aranzhuar edhe një mori takimesh me diplomatë të angazhuar në këtë kryeqendër evropiane e me bashkatdhetarë që nuk u ndalen kurrë së vepruari për Luginën e Preshevës” – deklaroi Mustafa.
Mustafa duke folur për agjenden në Berlin theksoi se me përkushtim do të jetë zëri i shqiptarëve dhe probleme të tyre në Berlin. Ai përmendi edhe dialogun Prishtinë – Beograd duke thënë se duhet të trajtohet edhe Luginë e Preshevës në këtë dialog.
“Ne jemi të përkushtuar që të avokojmë fuqishëm për çështjen e Luginës së Preshevës në këtë fazë të zhvillimeve politike rajonale. Do të theksojmë ambicien e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për këto procese përcaktuese në zgjidhjen e sfidave jetike. Gjithsesi, kërkojmë me ngulm që Lugina e Preshevës të trajtohet si temë dhe të respektohet vullneti popullor në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Sot mesdite i kemi takime me diplomat ndërkaq nesër kemi takime ne ministritë përkatëse” – tha Mustafa në deklaratën për Titulli.com.