Mustafa: Nësë hiqet lapidari, unë do të jap dorëheqje
Lokale

Mustafa: Nësë hiqet lapidari, unë do të jap dorëheqje

09.Jan.2013 23:44
0
mustafaNë një emision të drejtpërdrejt në KTV, Kryetari I Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i pyetur se çka po bënë Kosova për Luginën e Preshevës, ka thënë se Hashim Thaçi kryeministër i Kosovës është dashtë që t`i kundërpërgjigjet po me bojkotim të takimit në Bruksel, kryeministrit Daçiq, ndonëse  ai ka thënë se nuk ka munguar përkrahja verbale në medie. Mustafa, madje ka vlerësuar se edhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, është dashtë tashmë që të angazhohet për inicimin e një mbledhjeje të Këshillit të Sigurimit, ku do të trajtohej çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët në mënyrë sistematike, të eksponuar nga dhuna e vazhdueshme shtetërore serbe  po e braktisin Luginën, transmeton PreshevaNews. “Angazhimi i politikës zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk duhet të lihet anash për të lëvizur portat e Brukselit e madje Nju Jorkut për çështjen e Luginës së Preshevës. Shqiptarët në Luginë janë të pambrojtur dhe duhet më çdo kusht të mos heshtet çështja  e mbrojtjes së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Është tragjedi që Medvegja gradualisht po zbrazët, të njëjtin fat në kushte të tilla do ta kenë edhe Bujanoci e Presheva, për Luginën, Kosova duhet të shqyrtoj edhe ndërprerjen e dialogut me Serbinë, po qe se nuk do të ketë përmirësim të gjendjes së shqiptarëve në Luginë“, ka thënë ndër të tjera Ragmi Mustafa, kryetar i Preshevës. “Nëse vjen deri tek heqja e Lapidarit nga Daçiq , ai duhet të mendoj definitivisht të heq dorë nga Lugina e Preshevës, ndërsa dorëheqja ime do të jetë e pakontestueshme, ashtu sikur që duhet të mendojnë të gjithë ata që merren me politik për dorëheqje nga politik bërja në Serbi“, ka thënë Mustafa./Titulli.com/ ____________________________________________________________________________________________________________________________ http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=hOcdxrmw904
Serbia po provokon konflikt të gjerë
Selimi: Thaçi duhet t’i kundërpërgjigjet Daçiqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration