Mustafa: Lugina e Preshevës  në protestën popullore kërkon bashkimin me Kosovën (video)
Lokale

Mustafa: Lugina e Preshevës në protestën popullore kërkon bashkimin me Kosovën (video)

24.Nov.2019 22:00
0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë realizimin e referendumit e 1 dhe 2 marsit 1992 për t'iu bashkuar Republikës së Kosovës.

Ragmi Mustafa, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare në Preshevë dhe ish-kryetar i komunës së Preshevës i ftuar në RTV Ora, tha se këtë kërkesë do tua paraqesë të gjithë politikanëve të pranishëm në konferencën e ditës së nesërme të organizuar nga Ministri Cakaj me temë "Roli i Shqipërisë në promovimin e  interesave të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor".

Mustafa: Në të gjitha këto trendet dhe zhvillimet që ndodhin mes Beogradit dhe Prishtinës, për të drejtat e serbëve në Kosovë, sot që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë në Serbi të vendoset kërkesa reciproke. Ato të drejta që kërkon Serbia për serbët e Kosovës me garanci ndërkombëtare tu jepen dhe shqiptarëve në Luginën e Preshevës. 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës duke pritur jo më pak se 100 vite, duke mos e besuar kurrë që Serbia edhe në rast të arritjes së një marrëveshje të zbatonte të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ne padyshim që kërkojmë realizimin e referendumit të  1 dhe 2 marsit 1992, realizimin e idealit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe dëshmorëve të kombit, të platformës politike të miratuar nga partitë politike shqiptare në 2006 që specifikon në mënyrë të përpiktë të gjitha kërkesat e shqiptarëve, duke qenë se referendumi i 22 marsit 1992 ka të bëjë me të drejtën kruciale për Preshevë, Bujanoc, Medvegjë që ti bashkohen republikës së Kosovës ku edhe kanë pasur vendin. Deri në vitet 1957 ka qenë pjesë territoriale e Republikës së Kosovës deri kur Serbia ka ndërhyrë me qëllim ndarjen e shqiptarëve. Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në pozitën më të keqe ekstreme të realizimit të të drejtave të tyre dhe gjendjes ekonomie më të rëndë. 

Nesër do të kërkoj nga të gjithë të pranishmit të politikës shqiptare që të mbështesin iniciaticvën, të drejtën ndërkombëtare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për bashkimin me Kosovën.  Kohët e fundit ka dhe frustrime shumë interesante në politikën shqiptare në Republikën e Kosovës duke ju shmangur kësaj kërkese të shqiptarëve mbase Serbia do të kërkojë diçka nga Kosova.

Nxënësja nga shkolla e mesme në Bujanoc: Nuk kemi libra, kopjojmë pastaj mësojmë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration