Mustafa kërkon nga Ahmeti hapjen e kufirit Miratoc-Llojan
Lokale

Mustafa kërkon nga Ahmeti hapjen e kufirit Miratoc-Llojan

12.Apr.2013 16:23
0
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa gjatë takimit që zhvilloi të enjten me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmetin kërkoi hapjen e pikës kufitare Miratoc - Llojan. Një kërkesë e kamotshme e shqiptarëve në të dy anët e kufirit për të pasur lëvizje të lirë, sipas liderit shqiptar të Preshevës dhe atij të Maqedonisë, shumë shpejt do të bëhet realitet, raporton TVP. Mustafa ka kërkuar nga Ahmeti në Shkup që të bëhet hapja e kësaj pike kufitare duke shfrytëzuar edhe ndikimin e subjektit të tij për zgjidhjen pozitive të këtij problemi. Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka premtuar kryetarit nga Presheva se në një kohë sa më të shpejt që do të jetë e mundur do të bëhet hapja e kësaj pike kufitare që ndanë shqiptarët e Luginës dhe të rrethinës së Kumanovës në Maqedoni. Ahmeti nuk ka caktuar datën e saktë se kur do të ketë një vendkalim të ri në mes të dy vendeve, por ka theksuar se do të angazhohet maksimalisht që sa më shpejtë shqiptarët të lëvizin edhe përmes pikës kufitare Miratoc – Llojan. Shqiptarët e Luginës për të kaluar në Maqedoni shfrytëzojnë vendkalimin kufitar Tabanoc, ndërsa në periudhën e pushimeve verore kjo pikë kufitare është e tejngarkuar./Titulli.com/
Ekskluzive: Policia e Kosovës në ndjekje të shqiptarëve të Luginës
"Maxhar Turizmi" sulmohet me granatë, arrestohen të dyshuarit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration