Mustafa i frikësohet zgjedhjeve, kemi formulë të re për qeverisjen e Preshevës?
Lokale

Mustafa i frikësohet zgjedhjeve, kemi formulë të re për qeverisjen e Preshevës?

29.Jan.2019 08:32
0

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa duke folur për situatën e krijuar në kuvendin komunal  tha se do të gjendet mënyra e ndërtimit të një shumice tjetër që do të qeverisë në periudhën e ardhshme 3 vjeçare, shkruan Titulli.com.

Ai në një emision në RTV “Aldi” u shpreh se ka disa mundësi dhe formula për përbërjen e re qeverisëse në komunën e Preshevës.

“Në këtë drejtim duhet pasur guxim, dinjitet, tolerancë maksimale dhe se ka më shumë se një zgjidhej që duhet kërkohet”, theksoi Mustafa, transmeton Titulli.com.

Sipas Mustafës qeverisja e re duhet të jetë në interes të kohës të cilën do të përbëjnë partitë politike pavarësisht se kush do të jetë në krye dhe do të jetë më afatgjatë e që e presin probleme të grumbulluara nga viti 2016.

Mustafa deklaroi se do të ketë shumicë të re dhe në asnjë mënyrë s’do të ketë zgjedhje sepse po hymë në një proces të rëndësishëm të bisedimeve Kosovë-Serbi dhe se Presheva në këtë kohë nuk duhet të mbetet pa kuvend komunal./Titulli.com./

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration