Lokale
Mustafa: Deklaratat e tilla janë të dëmshme
Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, tha se interpretimet e tashme të informatave se ish Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) kërcënon kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, për shkak të monumentit në Preshevë, nuk i kontribuojnë raporteve të mira fqinjësore mes serbëve dhe shqiptarëve.
Kryeministri serb Ivica Daçiq ka deklaruar të mërkurën nga Banjalluka se nëse zyrtarët në Bujanoc dhe në Preshevë nuk e heqin vet përmendoren kushtuar pjesëtarëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, shteti do ta heq këtë dhunshëm.
“Nëse kjo nuk ndodhë, këtë e bënë shteti. Për këtë është informuar edhe bashkësia ndërkombëtare, sepse është një provokim i hapur me të cilën mëtohet të thuhet se Serbia nuk e kontrollon një pjesë të territorit”, ka thënë ai, transmeton “Beta”.
“Ju lus të mos krijojmë tensione në këtë temë. Kjo nuk është korrekte në këtë moment. Ky informacion dëmton edhe serbët e edhe shqiptarët në Luginën e Preshevës”, ka thënë Mustafa për “Tanjug”.
Ai ceku se ka pranuar telefonata nga më shumë se 15 gazetarë nga zyrat e redaksive në Beograd dhe korrespondentët të cilët i ka pyetur: “Kujt i duhet sot lufta në Bujanoc dhe Preshevë"?
"Deklaratat e tilla janë jashtëzakonisht të dëmshme", shton Mustafa, shkruan telegrafi.
Sipas tij, mediat që japin këto informata nuk ua mendojnë të mirën as serbëve e as shqiptarëve, prandaj nuk sjellin asgjë të mirë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!