Daçiq: Hiqeni vetë se sa ta heqim ne me forcë
Lokale

Daçiq: Hiqeni vetë se sa ta heqim ne me forcë

26.Dec.2012 19:54
0
presheve-pllakaKryeministri i Serbisë Ivica Daçiq sot nga Banja Lluka ka thënë se do të hiqet pllaka përkujtimore në Preshevë kushtuar luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (UÇPMB) “Në qoftëse ajo përmendore nuk është vendosë sipas ligjeve tona, ajo do të hiqet”, ka thënë Daçiq në konferencën për gazetarë. Ai ka theksuar se ka ftuar autoritetet në Bujanoc dhe Preshevë që të kenë kujdes dhe vet ta heqin përmendoren, në “mënyrë që të mos nxisim konflikte ndërnacionale”. “Në qoftëse kjo nuk ndodhë, atëherë shteti do ta bëjë këtë. Rreth kësaj është e njoftuar edhe bashkësia ndërkombëtare, pasi që ky është provokim i hapur me të cilën dëshirohet të tregohet se Serbia nuk e kontrollon një pjesë të territorit të saj”, ka vlerësuar Daçiq, transmeton Beta. Kryeministri ka theksuar se kjo “është absolutisht e pamundur”, duke shtuar “se mund të kërcënojë kush të doje”, por shteti është më i fortë se çdo kërcënim. Daçiq vlerëson se çështja e pllakës përkujtimore do të mund të zgjidhej për një ditë, duke nënvizuar se Serbia ka treguar vullnet të mirë duke “mos i shtuar vajë zjarrit”. ”Mirëpo, nëse nuk dëshirojnë me dëshirë atëherë do ta heqim me forcë”, ka porositur ai./Titulli.com/
Mustafa: Deklaratat e tilla janë të dëmshme
Liderët e Luginës ftohen nga Ramush Haradinaj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration