Musliu takon Komisaren për pakica kombëtare Astrid Thors (Foto)
Lokale

Musliu takon Komisaren për pakica kombëtare Astrid Thors (Foto)

04.Feb.2015 15:00
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu priti në takim delegacion nga Zyra e Komisionerit të Lartë të OSBE-së për pakica kombëtare të prirë nga Komesaria Astrid Thors, William Romans - Këshilltar i Lartë, Natacha Andonovski Carter- Këshilltare e Larte Juridike dhe shefi i zyres së OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley.

Siç thuhet në kumtesën e KKSH-së, në takimin e së martës u bisedua për gjendjen politike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës si dhe bisedimet me Qeverinë e Beogradit për zgjedhjen e problemeve të shqiptarëve ndërsa biseda u zhvillua edhe për realizimin e konventave ndërkombëtare me inpaktë të drejtpërdrejtë në Luginë.

Musliu vlerësoi lartë kontributin e OSBE-së, në veçanti të vetë komisares Thors e cila është angazhuar edhe personalisht në procesuimin dhe krijimin e parakushtve për fillimin e ndërtimit të godinës së fakultetit në Bujanoci sikur edhe në realizimin e të drejtave elementare të shqiptarëve.

“Nga ana e saj, komisionaria Thors përkrahi përkushtimin e faktorëve politik të Luginës për t’i zgjidhur çështjet e hapura përmes dialogut. Vlerësoi lartë rolin e Këshillit Kombëtar Shqiptar si mekanizëm për zbatimin e ligjeve përkatëse të mbështetura në konventat evropiane e posaçërisht në arsim dhe kontributin e dhënë për ngritjen e arsimit të lartë për shqiptarët”, thuhet në kumtesën e KKSH-së, transmeton Titulli.com.

Komisionari Thors ishte i interesuar edhe për raportet në rrugëtimin e KKSH-së si nga institucionet republikane ashtu edhe lokale, duke shprehur nevojën e zbatimit të Ligjit mbi këshillat nacionale e që është esencial në respektimin e të drejtave të pakicave nacionale.

Vlen të theksohet se gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua arsimit në Luginën e Preshevës të të gjitha nivele, ku kryetari Musliu ngriti shqetësimet sa u përket teksteve shkollore, mbarëvajtjes mësimore,  plan-programet mësimore dhe kushtet mbi të cilat është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor. /Titulli.com/

OSBE donacion Fakultetit Ekonomik në Bujanoc (Foto & Video)
Rezoluta kërkon zgjidhje të drejta nga përvojat më të mira
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration