Musliu: Shqipëria premton 10 mijë euro për shkollën e Konçulit
Shqiprim Musliu, zëvendës kryetar i komunës së Bujanocit ka shkruar se ministei Gent Cakaj ka premtuar 10.000 euro për ranovimin e shkollës në Konçul:
Postimi i plotë në facebook i Shqiprim Musliut:
Shqipëria premton 10 mijë euro për shkollën e Konçulit
Sot në ambientet e Minitrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, zhvilluam një takim me ministren e jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë z. Gent Cakaj.
Me këtë rast, ministri Gent Cakaj, rekomandoi Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë që të ndajë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në rinovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Konçul të Bujanocit.
Kjo, në vazhdimësinë e mbështetjes që Shqipëria dhe ministri Cakaj po i bëjnë Luginës së Preshevës.