Musliu kërkon themelimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës, si serbët në Veri
Lokale

Musliu kërkon themelimin e Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës, si serbët në Veri

05.Jul.2013 06:23
0
Shpallja e të ashtuquajturit “Kuvend i serbëve të Kosovës dhe Metohisë”, ka nxitur reagimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. [caption id="attachment_48375" align="alignleft" width="276"]Jonuz Musliu Jonuz Musliu[/caption] Jonuz Musliu, Kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka theksuar domosdoshmërinë e shpalljes së Kuvendit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sipas tij një e drejtë legjitime e shqiptarëve duke pas për bazë zotimin për kërkimin reciprok të të drejtave të shqiptarëve sikurse ato të  serbëve  në Kosovës. “Kryesuesit  subjekteve politike, liderët e institucioneve, duhet ta ndrrojnë diskursin politikë të tyre për të ec drejtë hapave që kërkon koha. Tani është momenti për zgjidhjen e problemit politik, pasi që serbët e Kosovës e kanë shpallur Kuvendin Autonom të Veriut të Kosovës, me automatizëm pasi që ata kërkojnë të ndahen nga Kosova, pse shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës të flenë”. Musliu, ndërkaq ka kërkuar mbledhjen urgjente të kuvendarëve shqiptarë të tria komunave të Luginës, me qëllim të marrjes së vendimit për rivazhdimin e negociatave me qeveritarët serbë, duke pas parasysh realitetin e krijuar tashmë. “Unë kam kërkuar që para se të ecet drejtë Beogradit, duhet ta marrim miratimin Kuvendarëve shqiptarë, në Kuvendin e tria komunave të Luginës së Preshevës, është ky organi më i lartë i shqiptarëve të kësaj zone dhe ky duhet të mbetet organ vendimmarrës për zgjidhjen e problemit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” Shqiptarët e e Luginës së Preshevës, gjatë dy dekadave të fundit kanë kërkuar pa reshtur jetësimin e Autonomisë territoriale e politike me të drejtë bashkëngjitje me Republikën e Kosovës, kërkesë kjo e cila është përkrahur nga më se 98 % e shqiptarëve të kësaj zone në Referendumin e vitit 1992./Titulli.com/
Dikoviq: Serbia nuk frikësohet se Kosova do ta ndez Luginën
Rinor Murati përcillet për botën e amshueshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration