Musliu i shkruan Kurtit, pret bashkëpunim për problemet e shqiptarëve në Luginë
Lokale

Musliu i shkruan Kurtit, pret bashkëpunim për problemet e shqiptarëve në Luginë

20.Apr.2021 17:03
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu.

Ky i fundit në letrën dërguar Kurtit shkruan se statusi politik i shqiptarëve të Luginës, të drejtat e njeriut dhe përdorimi i simboleve kombëtare, diskriminimi etnik nga Beogradi zyrtar, pasivizimi i qytetarëve shqiptarë, problemet me jetën e përditshme në një vend si Lugina, janë temat kryesore me të cilat do të duhet bashkërendimi e bashkëkoordinimi për t’u dhënë zgjidhje këtyre problematikave, nga i cili varet fati i shqiptarëve të trevës sonë.

Musliu thekson se është më se i bindur se kryeministri Kurti e njeh realitetin e tyre dhe për këtë uron që lidhjet të forcohen, duke e përdorur autoritetin e tij për mirëqenien e qytetarëve të Luginës.

Biden letër Osmanit: Normalizimi i raporteve me Serbinë kërkon kompromise të vështira
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration