Murati: Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës Lindore
Lokale

Murati: Marrëveshja Kosovë-Serbi do t’i shpëtonte shqiptarët e Kosovës Lindore

16.Jan.2020 07:35
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati në një intervistë për gazetën “Bota” ka folur për gjendjen politike në vend, mundësinë e krijimit të qeverisë nga Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës dhe deri te ideja e Albin Kurtit për bashkim kombëtar.

Murati po ashtu ka thënë se ndjehet skeptik për mundësinë e koalicionit në mes të LVV-së dhe LDK-së, përkundër nevojës së madhe që kemi për të pasur sa më shpejt një qeveri të re dhe stabile.
 
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim në këtë intervistë ka deklaruar se ideja e bashkimit kombëtar është përdorur nga LVV më shumë si element elektoral sesa si projekt konkret politik.
 
“Një zgjidhje me marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë përveç do të shpëtonte shqiptarët e Kosovës Lindore nga zgjedha serbe, do të shpëtonte edhe Kosovën nga zgjidhjet kushtetuese të cilat e bëjnë jo-funksionale, sepse pakica serbe ka privilegje të jashtëzakonshme kushtetuese me të cilat është duke e bllokuar funksionimin e shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Murati.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration