Murati: Kur SHBA na lejoi ripërcaktimin e kufijve, shumica në Kosovë dolën kundër
Lokale

Murati: Kur SHBA na lejoi ripërcaktimin e kufijve, shumica në Kosovë dolën kundër

23.Feb.2022 08:05
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se kur Shtete e Bashkuara të Amerikës (SHBA) lejuan ripërcaktimin e kufijve Kosovë-Serbi, të gjithë dolën kundër, ndërsa tash po alarmoheni nga e ardhmja e pasigurt.

Në një postim në Facebook, Murati tha se kur në vitin 2018 u lejua nga amerikanët që të diskutohej për ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja përfundimtare e konfliktit shqiptaro-serb dhe rrjedhimisht në mes të Kosovës dhe Serbisë, u kundërshtua ky projekt, nga shumica e garniturës politike. 

Ai tha se tashmë kur Rusia po ndërmerr veprime konkrete në realizimin e interesave të veta të njëjtit janë të alarmuar nga e ardhmja e pasigurt.

“Kur në vitin 2018 u lejua nga amerikanët që të diskutohej për ripërcaktimin e kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë si zgjidhja përfundimtare e konfliktit shqiptaro-serb dhe rrjedhimisht në mes të Kosovës dhe Serbisë, u kundërshtua ky projekt, nga shumica e garniturës politike dhe e një pjese të mirë të analistëve, gazetarëve dhe përfaqësueseve të shoqërisë civile me një shkurtëpamësi të paparë në raport me zhvillimet gjeopolitike që ndodhnin në botë: një Rusi çdoherë e më agresive në rivendosjen e interesave të saj gjeostrategjikë dhe një Kinë në ngritje të vazhdueshme ekonomike, ushtarake dhe rrjedhimisht politike. Tash kur Rusia po ndërmerr veprime konkrete në realizimin e interesave të veta, në atë që ajo e quan ‘near abroad’ (rusisht – blizhnee zarubezhe, përkatësisht vendet e ish-BRSS-së) me agresionin ndaj Ukrainës, por edhe me mundësitë e destabilizimit të Ballkanit dhe rrjedhimisht edhe të Kosovës, sidomos në veri të vendit, të njëjtit janë të alarmuar nga e ardhmja e pasigurt. Me shkurtpamësinë e tyre fatkeqësisht ndikuan që zgjidhja e problemeve me Serbinë jo vetëm të prolongohet, e ne të vazhdojmë të jetojmë në status quo, por që kjo zgjidhje të mbetet peng i situatave që janë jashtë kontrollit tonë”, ka shkruar Murati.

Më poshtë keni postimin e plotë të tij.

Malësor Prënkoçaj publikon këngën kushtuar dëshmorit të parë të UÇPMB-së, Fatmir Ibishi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration