Murati flet për 5% të popullsisë bllokon ndryshimet Kushtetuese në Kosovë dhe korgjimin e kufijve (video)
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim u shpreh në një intervistë për emisionin “Ballkan” se bashkimi Kosovë-Shqipëri nuk mund të realizohet pa u ndryshuar kushtetuta e Kosovës. “Pra ne e kemi të ndaluar me kushtetutë bashkimin me Shqipërinë” tha ai.
Më tej, ai theksoi se 5 përqind e popullsisë që janë komunitete pakicë dhe kanë të drejtën të bllokojnë ndryshimin e kushtetutës në Kosovë.
“Kosova ka një kushtetutë që buron nga pakoja e Ahtisaarit dhe që realisht, komuniteteve pakicë iu jep privilegje të jashtëzakonshme.
Nuk do të kisha thënë të drejta, sepse ne nuk duhet të jemi asnjëherë kundër të drejtave, sepse ne si shqiptarë kemi vuajtur shumë për të drejtat tona, dhe nuk duhet t’ia mohojmë askujt, po realisht, 5 përqind e popullsisë që janë komunitete pakicë, kanë sot privilegje për të bllokuar ndryshime kushtetuese në Kosovë.
Për të bërë ndryshime kushtetuese në Kosovë, duhen jo vetëm dy të tretat e deputetëve të kuvendit të Kosovës, por edhe dy të tretat e 20 deputetëve që janë pakicë” tha ai.