Mungesa e sigurisë shkaktarë i migrimit të shqiptarëve të Luginës
Lokale

Mungesa e sigurisë shkaktarë i migrimit të shqiptarëve të Luginës

10.Feb.2013 22:20
0
Migrimi i shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, në veçanti nga Medvegja, ka qenë dukuri e njohur tash e shumë kohë të gjatë. Por, pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe fillimit të rezistencës së armatosur nga UÇPMB-ja në atë pjesë, shpërngulja e familjeve nga Lugina drejt Kosovës ishte në pikën kulmore, raporton KTV-ja. Shumica e këtyre familjeve të shpërngulura janë vendosur në Fushë-Kosovë dhe në Gjilan, ndonëse ka edhe në pjesët e tjera të Kosovës. Zahir Miftari ka disa vjet që ka lënë vendlindjen e tij për t’u vendosur në Fushë Kosovë. Sikurse shumë qytetarë të Luginës së Preshevës, edhe Miftari ka lëshuar vendlindjen e tij për shkaqe sigurie. Ai tashmë ka të drejtë në shtetësinë e Kosovës pasi ka kaluar pesë vjetë të qëndrimit në Kosovë, transmeton indeksonline. Ismajl Muharremi, i cili ka publikuar edhe një libër rreth shpërnguljeve nga Medvegja, thotë se nga 5 mijë e 500 banorë, sa kishte Medvegja, tash atje jetojnë vetëm 500 sish./Titulli.com/
KKSH reagon, Haliti përgjigjet
Harrohen varrezat e rrënuara në Bujanoc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration