KKSH reagon, Haliti përgjigjet
Lokale

KKSH reagon, Haliti përgjigjet

11.Feb.2013 17:07
0
Largimi nga puna i gjashtë punëtorëve shqiptar nga Drejtorati për Ndërtim në Bujanoc nga nxitur reagimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) dhe nga ana tjetër të drejtorit të kësaj ndërmarrje publike “Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër për largimi i shqiptarëve nga institucionet publike të Komunës së Bujanocit e cila dëmton drejtpërdrejt substancën shqiptare e që ka qenë tendencë e shtetit të Serbisë në të kaluarën”, thuhet në reagimin e lëshuar sot nga KKSH. Mëtej ky organ shtetëror thotë se largimi i shqiptarëve nga institucionit publike të Komunës së Bujanocit nuk i shërben ruajtjes dhe kultivimit të paqes dhe mirëqenies sociale të shqiptarëve, por, përkundrazi e dëmton dhe lë pasoje të pashlyeshme, pasur parasysh që ato vende të punës në institucionet publike të zëvendësohen me pjesëtarë të nacionaliteteve tjera. “Njëra ndër komponentët pas pasigurisë, diskriminimit dhe shkeljeve të të drejtave individuale e kolektive të shqiptarëve është papunësia që po i jep shtytje migrimit të heshtur apo të dëbimit të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore”, shkruan mes tjerash në reagimin e KKSH-së e cila apelon që një praktikë të tillë të ndërpritet sepse nuk shkon në interes të shqiptarëve në këtë komunë. Nga ana tjetër është përgjigjur edhe drejtor gjeneral i Direkcionit për Ndërtim Agim Haliti, i cili i ka thënë Titullit se gjashtë punëtorët e larguar, sipas tij janë punësuar duke bërë shkelje flagrante pasi nuk ka pas mbulesë për  të marrë punëtor të rinj. “Prej 1 deri më 6 qershor janë lëshuar 24 vendime me kohë të pacaktuar dhe në asnjë moment nuk ka pas mbulesë. Kjo është bërë me tendenca të pushtetit të mëhershëm sidomos të ish drejtorit Driton Rexhepi, i cili pasi pa që po konstituohet Kuvendi Komunal me përbërje të re dhe sugjerimeve nga lartë, morri këtë hap dhe punësoi militant partiakë për të destabilizuar punën në Direkcionin për Ndërtim”, u shpreh Haliti. Drejtori i tanishëm shpjegon se punësimi është bërë edhe duke shkelur afatet ligjore. “Ka pas raste të atilla që sot është bërë plotësimi i rregullores për të marë njerëz në punë dhe të njëjtën ditë janë punësuar. Nuk është prit të kaloj as afati ligjor prej tetë ditësh nga shpallja në tabelën publike”, shprehet Haliti. Ai thekson se ky vendim nuk ka qenë i lehtë, mirëpo fatkeqësisht nuk ka pas alternativë tjetër. “Ish punëtorët nuk kanë kontribuar në këtë ndërmarrje, por me anë të obstrukcioneve dhe sjelljeve arrogante, në disa raste vetëm sa nuk janë konfrontuar fizikisht edhe me drejtorin teknikë, kanë penguar mbarëvajtjen e punëve në Direkcion”,  thotë drejtori gjeneral. Haliti shprehet se do të punojë që maksimalisht të punësoj qytetarë, por jo militant partiakë. “Në këtë ndërmarrje asnjë militant të partisë time nuk e kam dhe se në këtë pozitë nuk kam ardh me paragjykime”, përfundon drejtori gjeneral i Direkcionit për Ndërtim Agim Haliti. Më 8 shkurt nga ndërmarrja në fjalë janë larguar nga puna Mevlud Ahmeti, Gëzim Murati, Faton Aliu, Kimete Salihi, Jeton Nexhibi dhe Hidajete Hasani. Pas shuarjes së vendeve të punës ndaj 6 punëtorëve shqiptar pat reaguar edhe Partia për Veprim Demokratik. Në Direkcionin për ndërtim momentalisht janë 32 të punësuar. Nga ky numër 22 janë shqiptarë dhe 10 serb./Titulli.com/
Tahiri: Vazhdoni ta ndihmoni Luginën
Mungesa e sigurisë shkaktarë i migrimit të shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration