Lokale
Miratoca me rrugë të asfaltuara (foto)
Në fshatin Miratocë të Komunës së Preshevës, infrastruktura rrugore po përmbyllet.
Rruga me gjatësi prej 350 metra dhe me gjerësi 4 metra tashmë është përfunduar. Përurimin e saj e bënë udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës njëherësh edhe partnerët e koalicionit kryetari komunës Ragmi Mustafa dhe ai i Kuvendit Ramiz Latifi.
Kjo rrugë tash fshatarëve më tepër do t’iu shërbejë gjatë reshjeve të shiut që shumë herë nga balta ka qenë edhe e bllokuar për qarkullim normal.
Projektin e asfaltimit të kësaj rruge e ka përshëndetur edhe kryetari kuvendit komunal Ramiz Latifi. Ai ka thënë se në këtë fshatë me sukses u përmbyllën dy projekte ai i shtratit të lumit në vitin e kaluar dhe ky i asfaltimit në këtë vitë. Latifi për më tepër i gëzohet këtyre projekteve pasi edhe vet vie nga kjo Bashkësi Lokale.
Nga ana tjetër kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa bëri të ditur se ky projekt ka kushtuar 4 milion dinarë, ndërsa është bashkëfinancuar nga mjetet e Trupit Koordinues dhe buxhetit të komunës së Preshevës.
Asfaltimi i kësaj rruge është përshpejtuar për shkak që t’i krijohen kushte sa më të mira të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për pushime në vendlindje./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!