Miratoca e bllokuar në tokat e tyre, kufiri Preshevë-Likovë ende i mbyllur
Lokale

Miratoca e bllokuar në tokat e tyre, kufiri Preshevë-Likovë ende i mbyllur

30.Dec.2018 16:13
0

Gjashtë kilometra e gjysmë në jug të qytetit të Preshevës, në kufi me Maqedoninë Veriore, buzë maleve të Karadakut gjendet fshati Miratocë.

Fshati ka rreth një mijë shtëpi me rreth katërmijë e pesëqind banorë dhe sipas informacioneve nga fshatarët vetëm një e treta e qytetarëve të përgjithshëm janë banorë rezident ndërsa pjesa tjetër jetojnë në mërgim.

Samush Agushi,  profesor në këtë fshat bazuar në pozitën e tij gjeografike llogaritet të jetë ndër vendbanimet e vjetra të kësaj zone.

 Mërgimi i qytetarëve të Miratocës po lënë gjurmë në zvogëlimin e vazhdueshëm të nxënësve në shkollën fillore të fshatit e cila për disa herë me radhë është shpallur ndër qendrat më të mira shkollore jo vetëm në regjion por edhe në tërë Serbinë, ka thënë  Gafur Hyseni, drejtor i shkollës fillore në Miratoc.

Ndër problemet kryesore të fshatit përveç mos zhvillimit ekonomik, papunësisë, militarizimit të kësaj zone kufitare është edhe mos hapja e kufirit me fshatin Llojan të komunës së Likovës që administrohet nga Maqedonia Veriore.

Përveç lidhjeve farefisnore, shumë banorë kanë edhe pronat e tyre andej e këndej kufirit e të cilat nuk mund t`i punojë për shkak të ndalesave të qarkullimit të lirë.

Kërkesa, premtime e madje edhe protesta janë organizuar shpesh, por kufiri mbetet i mbyllur, kështu ka vlerësuar Xhemal Hasani.

Rinia e Miratocës në vazhdimësi mëton Perëndimin si vend që do t`i siguroj një jetë më të mirë, ka thënë një banorë i këtij venbanimi Murat Esati.

Miratoca ashtu sikurse edhe të gjithë vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës, meritojnë një trajtim dhe përkujdesje më të veçantë, ashtu që t`i kthehet perspektiva kësaj zone dhe që të ruhet substanca kombëtare në këtë krahinë./B.R.Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration