Ministrja Mihajloviq: Presim kredinë për një hekurudhë me shpejtësi 200 km/h Beograd-Preshevë
Lokale

Ministrja Mihajloviq: Presim kredinë për një hekurudhë me shpejtësi 200 km/h Beograd-Preshevë

10.Aug.2020 11:24
0

Zëvendëskryeministrja dhe Ministra i Ndërtimi,  Zorana Mihajloviq tha se tashmë janë duke u zhvilluar bisedime me kompaninë kineze CRBC për ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë nga Beogradi në Nish dhe Preshevë, dhe se një propozim për një kontratë tregtare duhet të përgatitet brenda tre muajve të ardhshëm, transmeton Titulli.com.

Ajo pret që punimet nëse sigurohet një kredi preferenciale nga Kina mund të fillojnë që në vitin e ardhshëm.

Mihajloviq u tha gazetarëve se do të ishte për të ardhur keq nëse nuk do të kishim një hekurudhë me shpejtësi të lartë në jug të vendit, duke kujtuar se një hekurudhë me shpejtësi të lartë nga Beogradi në kufirin me Hungarinë po ndërtohet për shpejtësi treni deri në 200 kilometra në orë, raporton Tanjug, përcjellë Titulli.com.

 “Ky është një investim i madh prej rreth dy miliardë eurosh dhe hekurudha e shpejtë Suboticë-Beograd kushton kaq shumë. Megjithatë, është një investim në të ardhmen. Ne vendosëm të punojmë me kompaninë kineze CRBC”, u shpreh mes tjerash ministrja Mihajloviq.

Sipas saj në muajt e ardhshëm, Infrastruktura e Hekurudhave Serbe, e cila tashmë po flet me kompanitë kineze ka për detyrë të përgatisë një propozim për një kontratë tregtare dhe se një thirrje publike për zgjedhjen e kontraktuesve do të shpallet në Shtator, transmeton Titulli.com.

“Kjo është Serbia e re moderne dhe e ndryshme që na duhen për gjeneratat e ardhshme”, theksoi Muhajloviq.

Ajo thotë se qeveria ka siguruar një kredi nga Banka Botërore prej 15 milion eurosh në dëshirën për të rregulluar më mirë vendkalimet rrugore dhe se do të sigurohen edhe 58 kryqëzime kritike./Titulli.com/

Sa lloje të testeve janë për COVID-19?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration