Ministrja Mihajloviq: Lidhja ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës çon në një marrëveshje politike
Lokale

Ministrja Mihajloviq: Lidhja ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës çon në një marrëveshje politike

01.Oct.2020 10:02
0

Marrëveshja e Uashingtonit, hapja e një zyre rajonale të Fondit të Zhvillimit të Korporatave (DFC) në Beograd dhe projektet e paralajmëruara të infrastrukturës mund të Wdihmojnë gjithashtu negociatat politike midis Beogradit dhe Prishtinës, qofshin ato të zhvillohen në Uashington ose Bruksel.

Kështu tha zëvendëskryeministrja njëherit ministre e Ndërtimit, Transportit, Zorana Mihajloviq.

Ajo deklaroi se atje ku asgjë nuk mund të kalojë, së pari kalon ekonomia dhe financat, kalon paraja.

“Ekonomia është gjithmonë hapi i parë që lidh njerëzit, pavarësisht se çfarë dhe çfarë interesash kishin ose çfarë pikëpamjesh politike ata përfaqësonin”, theksoi Mihajloviq.

Ministrja serbe thotë se është e bindur që rezultati i zgjedhjeve presidenciale në nëntor në Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojë atë që ishte rënë dakord me administratën amerikane.

Në Gjykatën Speciale në Hagë: Pritet të ketë arrestime edhe në Preshevë (video)
PVD: Deputeti ynë opozitar i qeverisë në Beograd, lista e përbashkët e shqiptarëve të Luginës të jetë unike
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration