Ministrja Gërvalla: Kërkesat e Luginës do të jenë pjesë e dialogut në Bruksel
Lokale

Ministrja Gërvalla: Kërkesat e Luginës do të jenë pjesë e dialogut në Bruksel

17.Dec.2021 08:15
0

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se kërkesat e Luginës do të jenë pjesë e dialogut Kosovë – Serbi, dhe se kjo është një përgjegjësi e Kosovës, ndaj qytetarëve të Luginës.

“Ndërkombëtarizimi i kërkesave të banorëve të Luginës së Preshevës është një mundësi për Kosovën për të përçuar kërkesat dhe interesat e tyre bashkësisë ndërkombëtare, dhe unë mendoj që nuk është vetëm një mundësi, por është përgjegjësi e Kosovës. Kjo Qeveri është angazhuar dhe unë i kam siguruar se personalisht të gjithë përfaqësuesit që kam takuar që në në bisedat që zhvillojmë me partnerët ndërkombëtar e ngrejmë më zë shumë të lartë edhe këtë temë”, u shpreh Gërvalla.

Ajo theksoi se varet prezenca e tyre në Bruksel si do të jetë.

“Nuk e dijë se me çfarë përbërje do të dialogohet deri në fund, çfarë dinamike do të marrë procesi, por kërkesat legjitime të shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të jenë pjesë e dialogut, të paktën pjesës që Qeveria e Republikës së Kosovës do të zhvillojë, a do të jenë në prezencë, apo kërkesat e tyre të artikuluara nga ne ajo nuk është një çështje të cilën unë mund ta vendos sepse varët nga shumë faktorë, nuk varet nga ne, por prezenca e tyre në dialog, kërkesat e tyre do të jenë të pranishme”, tha Gërvalla-Schwarz në Prime Time, të Kanal10./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration