Ministrja e Kosovës Gërvalla pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc (foto)
Lokale

Ministrja e Kosovës Gërvalla pritet në Këshillin Kombëtar Shqiptar në Bujanoc (foto)

16.Dec.2021 20:18
0
Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, kryetari dhe zëvendëskryetari i këtj institucioni me bashkëpunëtorë kan pritur ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
 
Postimi i plotë në Facebook nga Ragmi Mustafi:
 
Sot mirëprita për herë të parë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, z. Donika Gërvalla në vizitën e parë Luginës së Preshevës.
 
Pasivizmi i adresave, problemet në arsim, mosnjohja e diplomave, mos zhvillimi ekonomik I komunave të Luginës së Preshevës, pajisja me dokumente shqiptarët të Luginës së Preshevës që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, gjuha e urrejtjes nga ministrat shtetëror, nevoja e shtrimit të temës së Luginës në dialogun Kosovë-Serbi, largimi I të rinjve shqiptarë nga Lugina drejtë vendeve perëndimore shkaku i pamundësisë së zhvillimit të kapaciteteve të tyre e zhvillimit të dobët ekonomik, vazhdimi i programit të angazhimit praktikantëve nga Lugina e Preshevës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ishin disa nga temat që ngritëm gjatë takimit në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
 
Gjithashtu, kërkova qasje programatike përmes strategjisë së përbashkët e sistematike përmes mekanizmave rajonal e ndërkombëtar.
 
Këshilli Kombëtar Shqiptar do vazhdojë të jetë këmbëngulës në avokimin dhe realizimin e aspiratave kolektive të shqiptarëve të Luginës së Preshevës!
 
 
 
  
 
 
 
 
Bujanoc: Enver Ramadani pret në takim ministren nga Kosova Donika Gërvalla (foto)
Preshevë: Ragmi Mustafa takim me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration